Lajme

Dy persona arrestohen për vrasjen e 41-vjeçarit në Fushë Kosovë


Ilustrim.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “vrasje”, e cila ka ndodhur të dielën e 12 shkurtit në Fushë Kosovë.

Gjithashtu, është sekuestruar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në këtë rast, thuhet në raportin 24 raportesh të Policisë së Kosovës.

“Sot (13.02.2023) rreth orës 01.:30, nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale vrasje, që ka ndodhë me datën 12.02.2023, në rrugën “Pjetër Budi”, në Fushë Kosovë”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës.

Nga Policia është bërë e ditur se personat që janë arrestuar janë shtetas të Kosovës.

“A.M,mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe L.B, mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës si dhe sekuestrimin e një arme të ftohtë (thikë),që dyshohet të jetë përdorur në rast”.

“Pas intervistimit, personat e arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit, u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh”.

Edhe Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me këtë rast.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.

“Prokuroria në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij akti”.

Kurse ka shtuar se me urdhër të prokurorit është sekuestruar mjeti i mprehtë (thika), e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast.

Të dielën e 13 shkurtit, rreth orës 22:00 policia kishte marrë informatën për një lëndim të rëndë trupor, në rrugën “Pjetër Budi”, në Fushë Kosovë, ku dyshohej se nga një thikë kishte pësuar lëndime të rënda një 41-vjeçar, i cili nuk ka arritur të përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore