Kosova

Dy orë pritje për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdarë


Ilustrim

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar të dielen në mbrëmje se pritjet për të hyrë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare Dheu i Bardhë janë deri në 1 orë, ndërsa për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike, pritjet janë deri 1 orë e 30 minuta.

Në raportin e përditësuar të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bëhet me dije se për të hyrë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare Dheu i Bardhë kolona e veturave është deri në 300 metra, kurse për të dalë nga Kosova, kolona e veturave është deri 500 metra.

Ndërkaq, pritjet për të hyrë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare në Merdarë janë deri në 15 minuta, ndërsa për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike kufitare, pritjet janë deri në 2 orë. Kolona e veturave për të dalë nga Kosova shkon deri në 600 metra.

Burimi: Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar/Ministria e Punëve të Brendshme

Në pikat tjera kufitare – Qafë e Prushit, Qafë e Morinës, Kullë, Bërnjak, Glloboqicë, Stançiq, Vërmicë, Hani i Elezit – sipas raportit Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për hyrje-dalje janë deri në 5 minuta, ndërsa nuk është raportuar për kolona të veturave.

Në Jarinjë, Mutivodë dhe Muçibabë, pritjet për hyrje-dalje nga territori i Kosovës janë deri në 15 minuta, kurse për kolona të gjata të veturave sikurse në pikat tjera kufitare nuk është raportuar, përveç në Muçibabë, ku kolona për të dalë nga Kosova është 250 metra.

Ardhja e diasporës kosovare për t’i kaluar pushimet verore në atdhe dhe kthimi i tyre në shtetet perëndimore ku jetojnë, ditëve të fundit ka rikthyer kolonat dhe pritjet e gjata në kufij, veçanërisht në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë, ku është regjistruar fluks i madh i qytetarëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore