Shqipëria

Dy automjete përfunduan në Lanë, procedohet shoferi i autobusit


Shoferi i autobusit urban të linjës së Unazës, që përfundoi në Lanë më 29 prill, është marrë nën hetim nga policia rrugore.

62-vjeçari me iniciale M. K. është proceduar penalisht nga autoritetet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Lajmi u bë i ditur nga Policia e Shtetit, duke cituar njoftimin zyrtar.

Në Tiranë u regjistrua gjatë së premtes një aksident rrugor, i cili për fat të mirë nuk rezultoi në jetë të humbura.

Sipas njoftimit, autobusi i linjës së Unazës doli nga rruga dhe përfundoi në lumin e Lanës.

Incidenti i rëndë ndodhi rreth orës 20:10, në afërsi të “Kinema Agimi”.

Autoritetet njoftuan më pas se autobusi ishte përplasur me një automjet.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i autobusit humbi kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ra në lumin Lana.

Nga të dhënat paraprake, u zbulua se në autobus kishte pasur shumë pasagjerë, gjatë kohës së incidentit.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë efektivët e Policisë dhe Zjarrëfikëses.

Sakaq, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, dhe ministrja shqiptare e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, u vendosën menjëherë në dispozicion të qytetarëve.

Ishte pikërisht Veliaj, i cili zbuloi se nga aksidenti kishin mbetur të plagosur pesë persona.

Ata kishin plagë të lehta dhe mbeten jashtë rrezikut për jetën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore