Shqipëria

Durrës/Sekuestrohet një furgon me sasi të madhe parash


Njё sasi e madhe parash ёshtё sekuestruar nё portin e Durrёsit. Furgoni flitet se vinte nga Anglia, ndёrsa paratё ishin tё valutave tё ndryshme.

Forca të shumta policie ndodhen në Portin e Durrësit duke kryer hetimet.

Paratë ishin fshehur në shasinë e mjetit, në parakolp dhe prapakolp. Deri tani është ndaluar shoferi, i cili është rreth 20 vjeç.

Policia shqiptare nuk ka dalë ende në një deklaratë zyrtare.

Lajm nё pёrditёsim

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore