Sport

Dortmund-i i përgjigjet Rashicës me poker


Borussia Dortmund-it ka mposhtur me rezultatin 4-1 Werder Bremen-in e Milot Rashicës, në ndeshjen e luajtur për llogari të javës së 29 në Bundesligën gjermane.

Ndeshja e luajtur në “Signal Iduna Park” pa miqtë të kalonin të parët në avantazh, në minutën e 14 të pjesës së parë. Rashica shënoi për 0-1, pas asistit nga Maximilian Eggestein-i.

Kundërpërgjigja e Dortmund-it do të vinte që në pjesën e parë. Në të 29’ shënoi Giovanni Reyna, pas asisit të Mateu Morey-t dhe më pas erdhën dhe dy gola të Erling Haaland-it, përkatësisht në minutat 34’ dhe 38’. Pjesa e dytë pati një gol, të cilin e shënoi Dortmund-i, me anë të Mats Hummels-it.

Me fitoren e arritur, Dortmund-i renditet në vendin e pestë të Bundesligës me 49 pikë. Katër pikë larg zonës Champions gjendet Dortmund-i tashmë.

Bremen-i renditet në vendin e 13 me 30 pikë, katër pikë larg zonës së play-off për të qëndruar në Bundesligë apo për të rënë në Bundesligën e Dytë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore