Lajme

Dorëhiqet kryeministri japonez, vetëm 1 vit pas marrjes së detyrës


Kryeministri i Japonisë, Yoshihide Suga, do të japë dorëheqjen nga posti i tij vetëm pas një viti në detyrë.

Popullariteti i tij ra ndjeshëm, ndërsa po përpiqej të përballej me situatën e krijuar nga COVID-19.

Suga njoftoi të premten e 3 shtatorit se nuk do të kërkonte rizgjedhje në garën e udhëheqjes së këtij muaji për partinë Liberal Demokratike në pushtet.

Fituesi i asaj gare do të udhëheqë partinë në një zgjedhje të përgjithshme që duhet të mbahet deri më 30 nëntor.

Ky lajm shënoi një rritje në aksionet japoneze, të cilat e çuan pikën e referimit Topix në nivelin më të lartë.

Largimi i Suga-s shënon kthimin e paqëndrueshmërisë politike dhe kryeministrave afatshkurtër në politikën japoneze.

Kjo, pas një periudhe të gjatë stabiliteti nën udhëheqjen e  ish-kryeministrit Shinzo Abe, i cili dha dorëheqjen për arsye shëndetësore pak më shumë se një vit më parë.

Me Suga-n jashtë, pretendentët nga fraksionet e tjera të LDP janë vendosur të bashkohen me Kishidën në garë.

Sondazhet e opinionit sugjeruan se kandidati më i popullarizuar do të ishte ministri i vaksinave, Taro Kono, një folës i rrjedhshëm i gjuhës angleze, i cili ka shërbyer si ministër i Mbrojtjes dhe i Jashtëm.

Kandidatët e tjerë të përfshirë në sondazhet e opinionit përfshinin ish-ministrin e Mbrojtjes, Shigeru Ishiba, dhe ministrin e Mjedisit, Shinjiro Koizumi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore