Kosova

Dorëheqja e Isa Mustafës, LDK-ja ende pa kandidatë për kryetar të partisë


“S’kemi emër për kryetar”, ka thënë sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, pas mbledhjes së kryesisë më kryetarët e degëve.

Abrashi deklaroi se takimi është thirrur për t’i njoftuar kryetarët më veprimet e kryesisë.

Ai pohoi se mbajtja e Kuvendit zgjedhor është çështje javësh.

“Kryetari Mustafa ka njoftuar kryetarët e degëve për dorëheqjen dhe vendimin për të shkuar në zgjedhje të partisë”, tha Abrashi.

“Dorëheqja e kryetarit Mustafa është e parevokueshme. Ne do t’i kemi dy-tri komisione që do të themelohen këto ditë, njëri do të merret me kandidaturat njëri me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”.

Kryetari i deritanishëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka dhënë dorëheqje nga pozita e të parit të partisë të hënën.

Mustafa në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së tha se “në shenjë të respektimit të votës së qytetarëve sot e kam njoftuar kryesinë që do ta thërrasë kuvendin për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së në një periudhë të shpejtë kohore”.

Ai është shprehur i zhgënjyer me rezultatin, duke e konsideruar si “shumë i keq”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore