Lajme

Dokumenti, Gjermania dhe Holanda i thonë jo kufizimi të çmimit të gazit


Gjermania dhe Holanda në një dokument jozyrtar, por të parë nga prestigjiozja iraniane “Corriere Della Sera” kanë listuar dhjetë veprimet e nevojshme për t’u marrë me emergjencën energjetike.

Aty shkruhet se, nuk ka asnjë kufi për çmimin e gazit.

Po ashtu flitet për një platformë të përbashkët blerjeje, forcimin e diplomacisë së energjisë me vendet furnizuese më të besueshme.

Dokumenti synon të japë një kontribut në diskutimin që po zhvillohet në Pragë në Këshillin informal të Energjisë, në të cilin marrin pjesë ministrat e 27 vendeve anëtare dhe komisioneri i BE-së Kadri Simson.

Non-paperi është krejtësisht në përputhje me qëndrimet e Komisionit.

Ditët e fundit në Bruksel dhe në kryeqytete të ndryshme pati polemika për linjën e Komisionit të BE-së për masat emergjente që do të merreshin për frenimin e çmimit të gazit .

Kryeministri Mario Draghi në Këshillin Evropian në Pragë më 7 tetorin e kaluar u tregua shumë i ashpër me presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen dhe me vendet nordike, duke u thënë atyre se ishin fajtore për recesionin.

Në pikën e fundit të dokumentit, Gjermania dhe Holanda i kërkojnë Komisionit të përfshijë në propozimin e tij një analizë të thellë të të gjitha masave të propozuara në lidhje me efektet në kërkesën për gaz, sigurinë e furnizimit dhe tranzicionin e energjisë.

Megjithatë, ata mbeten të hapur “për të diskutuar së bashku masat e mëtejshme në frymën e solidaritetit midis shteteve anëtare, për të zbutur efektet e krizës aktuale në afat të shkurtër, si dhe për të propozuar zgjidhje afatgjata parandaluese”.

Mbetet për të kuptuar se çfarë nënkuptojnë Gjermania dhe Holanda me “masa solidariteti” që zbusin efektet e krizës në afat të shkurtër, duke qenë se zgjidhjet që ata kanë treguar kërkojnë kohë dhe efektet nuk do të shihen në një afat të shkurtër.

Të dyja vendet, të cilat prej muajsh i thonë jo një kufizimi të çmimit të gazit në të gjitha format e tij, pavarësisht nga numri në rritje i vendeve të BE-së që e kërkojnë atë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore