Lajme

Dodik i prerë: Serbët nuk duhet t’u besojnë shteteve perëndimore


Milorad Dodik

Sipas anëtarit serb të Presidencës trepalëshe të Bosnje e Hercegovinës dhe liderit nacionalist i “Republikës Serbe” të Bosnjës, Milorad Dodik, serbët në Beograd, Republikës Serbe në Veri të Kosovës dhe kudo tjetër nuk duhet t’i besojnë “karotës” së shteteve perëndimore.

Bashkëpunimi i serbëve me perëndimorët, sipas Dodik, natyrisht se është i mirëseardhur, megjithatë ai beson se serbët nuk duhet t’i rrëmbej euforie dhe ofertat e perëndimorëve.

“Jam i lumtur që shoh vendosmërinë e popullit tonë në Kosovë, vendosmërinë e organeve shtetërore të Serbisë, edhe ne kemi të drejtë si të gjithë kombet, të kemi një politik të unifikuar kombëtare për të mbrojtur interesat tona”, ka thënë Dodik

Ditë më pare Dodik, pati deklaruar se Serbia është në një moment delikat përballë sfidave dhe mu për këtë arsye ai kishte premtuar mbështetjen e Republikës Serbe, në rapor me çështjen e Kosovës.

“Ne të gjithë duhet të mblidhemi rreth politikës së Serbisë ndaj Kosovës dhe të mbështesim udhëheqjen shtetërore në formulimin e politikave dhe të qëndrojmë prapa këtyre politikave, pavarësisht nga vendimi”, ka deklaruar Dodik.

Sipas leximit të tij situata në Kosovë është komplekse dhe se ndërkombëtarët po bëjnë çmos për të mbështetur Prishtinën, kur ata po marrin vendime, siç e quajti ai “të njëanshme”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore