Sport

Djokovic thyen rekordin e Federer-it, top 10 tenistët më të mirë


Me Novak Djokovic që theu zyrtarisht rekordin e Roger Federer (310 javë nr. 1 në botë), ndoshta ka ardhur koha të rendisim 10 tenistët më të mëdhenj të historisë.

10. Lleyton Hewitt (Australia) – 80 javë. Në vitin 2001 ka qenë lojtari më i ri (20 vjeç e 8 muaj) që kapi kreun e renditjes ATP.

9. Andre Agassi (USA) – 101 javë. “Fëmija i Las Vegas-it”  është i vetmi tenist në histori që ka mundur t’i fitojë të gjitha kategoritë e turneve ekzistues: katër turnetë (Grand) Slam; medaljen e artë olimpike 1996;  turneun e Kampionatit Botëror të ATP-së 1990; ATP Masters Seria (17); ATP 500 (6) dhe ATP 250 (27); Kupa Davis 1990, 1992, 1995.

8. Bjorn Borg (Suedi). 109 javë. Suedezi ka qenë nr. 1 i botës në klasifikimin ATP nga 23 gusht 1977 deri 2 gusht 1981, periudhë në të cilën fitoi plot shtatë turne Slam (tre Wimbledon, katër Roland Garros).

7. John McEnroe (USA) – 170 javë. “Gjeniu” ka qenë nr.1 i botës për katër vjet rresht nga 1981 deri 1984 dhe ka fituar 7 tituj Grand Slam.

6. Rafael Nadal (Spanja) – 209 javë. 20 herë fitues në Slam. Ka qenë për 5 sezone në krye të renditjes. Është i vetmi tenist në histori që ka arritur nr. 1 ATP në tre dhjetëvjeçarë të ndryshëm (2000-2009, 2010-2019, 2020-2029). Rafa është gjithashtu tenisti që ka mbajtur më gjatë nga të gjithë vendin e dytë në klasifikim: 160 javë rresht [rekord absolut] pas Federer.

5. Jimmy Connors (SHBA) – 268 javë. Me 109 tituj të fituar, është tenisti që ka fituar më shumë turne në epokën Open. Ka qenë vendi i parë në rankimin botëror në vitet ’70, duke qenë në krye të klasifikimit botëror nga 1974 në 1978 dhe duke e kapur sërish kreun e renditjes edhe për 13 javë në fillim të viteve ’80.

4. Ivan Lendl (SHBA) – 270 javë. Çeku i natyralizuar amerikan ka qenë në krye për 157 javë rresht, i pamposhtshëm deri në mesin e viteve ’80. Lendl ka qenë në krye të renditjes katër herë.

3. Pete Sampras (SHBA) – 286 javë. E ka mbajtur për gjashtë vjetë rresht kryesimin e ATP (1994-1999), rekord që duket i pathyeshëm.

2. Roger Federer (Svicera) – 310 javë. Svicerani është mbajtës i mjaftë rekordeve, një prej të cilave është ai i numrit më të madh të javëve pa ndërprerje në kryesim të renditjes (237), nga muaji shkurt 2004 në gusht 2008. Ai ka dhe rekordin mbajtjes së nr.1 për moshën më të vjetër: në 2018-ën Roger u rikthye në fron në moshën 36 vjeçare: gjashtë vjet pas herës së fundit dhe 14 pas së parës.

1. Novak Djokovic (Serbia) – 311 javë. Djokovic është në krye të renditjes ATP prej mëse një viti (3 shkurt 2020) dhe periudhën më të gjatë të javëve kryesuese pa ndërprerje e ka 122 javë (nga 7 korrik 2014 në 6 nëntor 2016). Për herë të parë kreun e klasifikimit e ka arritur në 4 korrik 2011, kur ishte 24 vjeç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore