Jetesë & Stil

Djali i Tina Turner, i arrestuar për posedim të kokainës dhe manipulim të provave


Muzikanti, Ike Turner Jr. – djali i këngëtares legjendare Tina Turner dhe Ike Turner – është arrestuar për posedim të kokainës dhe manipulim të provave vetëm disa javë para vdekjes së nënës së tij.

Sipas mediumit People, i cili ishte i pari që raportoi arrestimin, 64-vjeçari u tërhoq gjatë orëve të para të 6 majit pasi oficerët e policisë vunë re se një nga dritat e makinës së tij ishte fikur, transmeton AlbanianPost.

Megjithatë, kur oficerët shkuan për të folur me muzikantin, ai thuhet se tentoi të konsumonte lëndën narkotike që kishte në zotërim.

“Ai u përpoq të hante drogën përpara se oficerët t’i kapnin”, tha një prej kapitenëve të policisë.

Policia përfundoi duke sekuestruar gati dy gram kokainë të tipit krak dhe pak më pak se një gram metamfetaminë.

Edhe pasagjerja që gjendej në veturë me të, Jessica Salinas-Esquivel, gjithashtu thuhet se po akuzohet për posedim të një substance të kontrolluar.

Ike Jr. ka qenë i ndaluar në burgun e qarkut Brazoria që nga arrestimi i tij dhe nuk ka paguar garancinë e tij prej 70 mijë dollarësh.

Për shkak të përplasjes së tij me ligjin, muzikanti ishte pas hekurave kur nëna e tij vdiq më 24 maj. Ajo ishte 83 vjeçe.

Ike Jr. – i cili zbuloi në vitin 2018 se nuk kishte folur me nënën e tij adoptuese për gati dy dekada – ende nuk e ka adresuar vdekjen e saj tragjike.

Burimet i thanë Page Six muajin e kaluar se familja e Tinës ishte në tronditje për vdekjen e saj, pasi shumë nuk kishin dëgjuar që ajo ishte e sëmurë rëndë.

Edhe pse djemtë biologjikë të yllit të hitit “Best”, Craig Turner dhe Ronnie Turner, vdiqën para saj, ajo akoma i kishte dy djemtë e tjerë, Ike Jr. si dhe djalin tjetër, Michael Turner, të cilin e adoptoi në vitin 1962.

Ajo gjithashtu la pas dy nipër e mbesa dhe pesë stërnipër – shumicën e të cilëve nuk i takoi kurrë.

Pavarësisht se nuk kishte lidhje me Tina-n, Ike Jr. punoi së bashku me prindërit e tij për shumë vite.

Në fakt, ai madje fitoi një çmim Grammy për prodhimin e albumit të babait të tij “Risin’ Ëith The Blues” në kategorinë Traditional Blues Album në vitin 2006.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore