Sport

Dikur si medaliste e artë në Paris, tani si trajnere


Pas triumfeve të shumta si xhudiste, kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi ka vendosur të ndihmojë xhudistët e rinjë nga pozicioni i trajneres.

Medalistja e artë ka debutuar si trajnerë në Grand Slam-in që momentalisht po mbahet në Paris.

Unioni Evropian i Xhudo-s (EJU) i ka kushtuar një shkrim Majlindës, duke thënë se herën e fundit që ishte në paris, ishte medaliste e artë, ndërsa tani është trajnere.

“Herën e fundit që e kemi parë Majlinda Kelmendin në Paris, ka qenë në vitin 2017 kur fitoi medaljen e artë. Tani kampionia olimpike ka një rol të ri! Duke trajnuar kampionët e ardhshëm të Kosovës”, kanë shkruar EJU.

Kujtojmë se në Grand Slam-in e parisin po marrin pjesë katër xhudistë kosovarë; Distria Krasniqi, Flaka Loxha, Laura Fazliu dhe Akil Gjakova.

Nga katër xhudistët, dy janë përballur deri më tani.

Akil Gjakova ka fituar ndeshjen e parë dhe është kualifikuar në raundin tjetër, ndërsa Laura Fazliu ka humbur në raundin e parë.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore