Sport

Dikur numri 1, tani as në “Top 10”


Naomi Osaka ka rënë nga ranglista e “Top 10” lojtareve gra në tenis, për herë të parë që nga fitimi i titullit US Open të vitit 2018.

Lojtarja japoneze, e cila tani është e 12 -ta, u tërhoq nga French Open i këtij viti dhe humbi Wimbledon për t’u përqëndruar në shëndetin e saj mendor.

23-vjeçarja, Osaka, gjithashtu bëri një pushim nga tenisi në shtator pasi ajo humbi në raundin e tretë të US Open nga Leylah Fernandez.

Lojtarja e Britanisë së Madhe, Emma Raducanu, e cila mposhtu Fernandez në finale të US Open, radhitet e 22-ta.

18-vjeçarja, Raducanu do të luajë ndeshjen e saj të parë që kur fitoi US Open në turneun Indian Wells.

Indian Wells fillon të hënën dhe zgjat deri më 17 tetor.

Ish-numri një i botës Osaka, katër herë fituesja e Grand Slam, kohët e fundit tha se do të kthehet në tenis së shpejti pasi të më kthehet entuziazmi për të luajtur përsëri.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore