Lajme

Digjet një veturë në Veri


Një veturë me targa serbe është djegur në Veri të Kosovës këtë të mërkurë, raporton mediumi serb Kossev.

Rasti është raportuar në polici dhe ka ndodhur pas mesnate. Zjarri dyshohet se është përhapur në pjesën e përparme të makinës.

Siç mëson jo zyrtarisht KoSSev, bëhet fjalë për veturën e bashkëpunëtorit të ish-kryetarit të komunës Leposaviç-it, Zoran Todiç.

Ndryshe, të paktën 85 automjete janë djegur që nga viti 2014 në zonat e banuara nga serbët, kryesisht në Veri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore