Lajme

Dhimbje abdominale: Presidenti brazilian shtrohet sërish në spital


Presidenti brazilian Jair Bolsonaro është shtruar në spital gjatë orëve të para të së hënës me dhimbje barku.

Zyrtari i lartë i Brazil-it po ekzaminohet për të parë nëse mund të jetë e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale.

Kjo u bë e ditur nga mjeku i Bolsonaro-s, Antonio Luiz Macedo për mediat vendase.

Rrjeti televiziv brazilian “Globo” shfaqi imazhe të Bolsonaro-s duke ecur nëpër shkallët e aeroplanit presidencial pas uljes në Sao Paulo rreth orës 1:30 të mëngjesit.

Ai u dërgua më pas në spitalin Vila Nova Star, nënvizoi “Globo”.

Bolsonaro është shtruar disa herë në spital qëkurse u godit me thikë gjatë fushatës së tij presidenciale në vitin 2018.

Në muajin korrik, gjatë një udhëtimi në Brazilin jugor, Bolsonaro u largua nga një darkë pasi u ndje keq.

Presidenti brazilian do të shprehej se problemi i tij me lemzën kishte filluar nga barnat që kishte marrë, pasi iu nënshtrua një operacioni dentar më 3 qershor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore