Shqipëria

Detaje të reja për marrëveshjen me Pfizer


Janë zbadhur detajet e marrëveshjes  të shtetit shqiptar me kompaninë amerikano-gjermane për sigurimin e 500 mijë dozave të vaksinës Pfizer-Biontech.

Ato lidhen me kostot dhe sasitë e vaksinave që do të mbërrijnë në Shqipëri brenda këtij viti.

Janë 499 mijë e 590 vaksina që Shqipëria do të marrë nga Pfizer.

Sipas marrëveshjes, për gjysmën e dozave që korrespondon me 249 mijë e 795 doza vaksinash, Shqipëria do të bëjë parapagesën me rreth 3 milionë dollarë brenda një muaji. Në një moment të dytë do të caktohet çmimi për pjesën tjetër.

Një dozë e vaksinës për Shqipërinë ka kushtuar 12 dollarë.

Brenda kontratës tregohet edhe plani i mbërritjes së vaksinave. Deri në muajin shkurt  parashikohet që të vijnë 41 mijë vaksina, ku 10 mijë e 530 doza të vijnë deri në janar ndërsa 30 mijë  e 420 doza në shkurt.

458 mijë e 640 dozat e tjera  të vaksinave do të ndahen në dy faza, por të pacaktuar kohën se kur do të vijnë në Shqipëri.

/AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore