Lajme

Debati në Parlamentin Evropian, Gërvalla: Dënim dërrmues dhe kërkesa të qarta për Vuçiçin


Donika Gërvalla-Schwarz

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka mirëpritur debatin e anëtarëve të Parlamentit Evropian (PE) për rrjedhën e tensionuar të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ku shumica prej tyre kanë drejtuar gishtin kah presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i cili është mbajtur përgjegjës për përshkallëzimin e fundit të situatës në terren.

Shefja e diplomacisë kosovare, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj zyrtare në platformën “X”, derisa ka njoftuar se ka qenë prezente në Strasburg dhe ka takuar pasur rastin të takohet me disa nga eurodeputetët evropianë, gjithashtu u ka bërë thirrje shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) që të ndalojnë mundësinë e përshkallëzimit të konfliktit të nxitur nga Vuçiçi.

“Jam e inkurajuar nga takimet e shkëlqyera me anëtarët e PE-së sot në Strasburg. Sapo isha dëshmitare e një debati të fuqishëm në PE për agresionin e Vuçiçit, dënimin dërrmues dhe kërkesat e qarta: Duhet të ketë pasoja. Ne gjithashtu u bëjmë thirrje anëtarëve të BE-së që të ndalojnë rrugën e Vuçiçit drejt konfliktit”, ka shkruar kryediplomatja kosovare.

Në debat kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e presidencës spanjolle të Këshillit Evropian (KE), derisa Komisioneri i BE-së për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarçiç, ka folur në emër të shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, për shkak të pamundësisë së tij për të qenë prezent, ku ka thënë se situata në Kosovë është skajshmërisht serioze.

Bilçik: Dialogu Kosovë-Serbi është ngadalësuar me ardhjen e Kurtit në pushtet

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore