Aplikacione

“Dark mode” i Snapchat tani pa pagës për Android


Snapchat ka hequr pagesën për “Dark mode”.

Në Android aplikacioni u kërkoi përdoruesve të kishin një abonim në Snapchat+ për të hyrë në këtë funksion.

Kompania konfirmoi për TechCrunch se “Dark mode” tani është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit. Ndryshimi u vërejt fillimisht nga vet Android.

“Dark mode” është i disponueshëm për përdoruesit e iOS falas që nga viti 2021. Kur Snapchat vuri në dispozicion këtë funksion për përdoruesit e Android në fillim të këtij viti, ai e bëri këtë ekskluzivisht vetëm për abonentët e Snapchat+.

Snapchat zbuloi së fundmi se shërbimi i tij i abonimit ka arritur në 4 milionë abonentë me pagesë në vitin e tij të parë që nga fillimi. Snapchat+ kushton 3,99 dollarë në muaj dhe u jep abonentëve qasje në veçoritë eksperimentale para-publikimit.

Shërbimi funksionon në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Gjermani, Australi, Zelandën e Re.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore