Sport

Cristiano Ronaldo nuk njeh limite, thyen një tjetër rekord


Cristiano Ronaldo shkëlqeu të mërkurën në mbrëmje në Champions League ku Manchester United fitoi me Villarreal-in në “Old Trafford”. Portugezi shënoi golin e fitores së “Djajve të Kuq” në minutën e 90+5 të takimit.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” nuk njeh limite, sidomos në një kompeticion si Champions League. Edhe pse në moshën 36-vjeçare, ku shumëkush do të tërhiqej nga futbolli i luajtur, Ronaldo përsëri mbetet aty dhe thyen rekorde.

Rekordi më i ri ka ardhur mbrëmjen e të mërkurës. Zyrtarisht, Ronaldo është lojtari me më shumë paraqitje në historinë e Champions League.

CR7-a kaloi Iker Casillas-n, me një ndeshje më shumë. 182 ndeshje për portugezin, 181 për spanjollin. Lista vijon me Xavi-n me 157 ndeshje dhe Lionel Messi-n me 151 ndeshje. Argjentinasi është ndjekësi më i afërt i Ronaldo-s, që është ende aktiv në futboll.

Ronaldo ka bërë 23 paraqitje me Juventus-in, 54 me Manchester United dhe 101 me Real Madrid-in.

Portugezi në Champions League mban edhe rekorde të tjera. Golashënuesi më i mirë me 137 gola, 16 gola më shumë se Messi i vendit të dytë. Asistuesi më i mirë me 42 të tillë, Messi renditet në vendin e dyte me 36. Shënuesi më i mirë nga pika e bardhë e 11 metërshit, 19 gola, tre me shumë se Messi i vendit të dytë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore