Lajme

Cramon: Nuk ka “Kishë Ortodokse Serbe”


Viola von Cramon

Deputetja në Parlamentin Evropian pas lajmërimit të takimit të saj me peshkopin e Dyseldorfit të Gjermanisë të Kishës Ortodokse Serbe, Gregory, përmes një replikimi në Twitter, ka deklaruar se “Nuk ka ‘Kishë Ortodokse Serbe’”.

Një përdoruese e kësaj plaforme i shkroi se “me gjithë respektin ndaj juve, por është e rëndësishme të thuhet se Kisha Ortodokse Serbe është entitet pro-rus. Nëse e ndryshon atë gjë do të ishte shumë mirë, por dyshoj”.

“Nuk ka ‘Kishë Ortodokse Serbe’”, i replikoi Cramon.

“Këto janë dioqeza tejet auotonome, ndryshe nga Kisha Katolike. Bisedoni me peshkopin dhe do të befasoheni”, shkroi Viola von Cramon.

Ajo më parë njoftoi se kishte “një diskutim konstruktiv dhe të hapur me Gregorin, peshkop i Kishës Ortodokse Serbe, Dioqezës së Dyseldorfit dhe Gjithë Gjermanisë, për sfidat e përbashkëta dhe dialogun ndërfetar në Ballkanin Perëndimor dhe Gjermani”.

Dioqeza e Dyseldorfit dhe e gjithë Kisha Ortodokse Serbe Gjermane njoftuan se peshkopi i asaj dioqeze, Grigorije Duriç, priti Viola von Cramon, një anëtare e Parlamentit Evropian nga të Gjelbrit, të cilës i kërkoi të avokonte që prona “t’i kthehej” Manastirit të Deçanit.

“Peshkopi i kërkoi asaj që të bëjnë përpjekje që autoritetet e Prishtinës të implementojnë vendimin e Gjykatës së tyre Kushtetuese për t’ia kthyer 24 hekterët tokë Manastirit”, shkruhet në webfaqen e dioqezës

Ndërkaq kur Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u pyet për deklaratën e Raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, se “Nuk ekziston Kisha Ortodokse Serbe”, ai tha se “e keni bërë yll politik në Serbi Cramon-in, e cila flet kundër vendit tonë me fjalorin më të keq”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore