Lajme

COVID-19: Ngrihet këmbana e alarmit në veri-lindje të Francës


Ministri i Shëndetësisë, Olivier Véran, në një konferencë shtypi, më 11 shkurt GEOFFROY VAN DER HASSELT / AFP

Ministri i Shëndetësisë më Francë, Olivier Véran, ngriti këmbanën e alarmit, më 11 shkurt për “situatën shqetësuese” në Moselle, në veri-lindje të Francës. Në këtë zonë janë zbuluar një numër i madh rastesh të varianteve të reja të SARS-CoV-2 nga Afrika e Jugut dhe Brazili.  Këto raste të reja rrezikojnë stabilitetin e Francës në planin epidemiologjik. Zyrtarët lokalë kanë bërë thirrje për përshkallëzimin e kontrolleve  në këtë rajon.

300 raste të varianteve të Afrikës së Jugut dhe Brazilit në veri-lindje të Francës

Ministri i Shëndetësisë njoftoi se  “më shumë se 300 raste mutacionesh  të mundshme të  varianteve të Afrikës së Jugut dhe Brazilit” janë identifikuar gjatë katër ditëve të fundit në në Moselle.

Departamentet e tjera franceze janë shumë më pak të prekura nga varianti britanik dhe ai i Afrikës së jugut.

Në të njëjtën kohë, varianti britanik,  dyshohet se ka infektuar 15% të rasteve totale të infektuara një javë më parë. Ministri francez deklaroi se ky variant mund të jetë “përgjegjës për 20% deri në 25% të infektimeve me COVID-19” në territorin francez.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore