Shqipëria

COVID-19 në Shqipëri/ 4 humbje jete dhe 1801 të infektuar


Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën si pasojë e coronavirus-it katër persona.

Ndërkohë, 1 mijë e 801 të tjerë kanë rezultuar të infektuar nga 8 mijë e 327 testime të kryera.

Në ditët e fundit, shifrat e infektimeve kanë pësuar një rritje të madhe për shkak të festave të fundvitit dhe qarkullimit të variantit të ri Omicron.

Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 114 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar.

Nga ana tjetër, janë shëruar 303 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 202 mijë e 967 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ka bёrё apel qytetarëve për t’u vaksinuar, me qendrat shëndetësore dhe pikat e vaksinimit që po ofrojnë shërbimin kudo në vend.

Tashmë ka nisur dhe procesi i vaksinimit për fëmijët mbi 12 vjeç. Si, dhe marrja e dozës së tretë për personat mbi 60 vjeç dhe bluzat e bardha.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore