Boks

Conor Benn çarmatos Samuel Vargas


Në ndeshjen e ditës së shtunë (10 mars) e vlefshme për rrugëtimin drejt tiullit të peshave të mesme mes Conor Benn dhe Samuel Vargas, përfundoi me shkëndija surprizuese. 24 vjeçari i pamposhtur Conor Benn, shfaqi aftësitë e tij elitare dhe mposht në mënyrë shkatërruese kolumbianin Samuel Vargas në raundin e parë.

“Më jepni Amir Khan-in!”, thërriti Benn te Sky Sports. “E di që është shumë i zënë me spektakle televizioni dhe çdo gjë tjetër të kësaj natyre por, nëse e kërkon, do ta marrë”, tha Benn.

Ish kampioni britanik i peshave të mesme Khan, pati rënë mbi dyshemenë e katrorit të ringut një herë nga grushtet e fortë të Vargas-it në 2018. Megjithëse ndeshja përfundoi me fitoren e Khan-it por me pikë, Khan u pa në vështirësi dhe i rikonfirmoi fakti që Khan nuk ka aftësi të mbaj goditje të forta e të vazhdueshme.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Benn nuk humbi kohë thuajse fare t’i tregonte të gjithëve dhe sidomos Vargas-it se me kë kishte të bënte.

Një kombinim tejet i saktë djathtë-majtë, e çekuilibroi thuajse tërësisht Vargas-in dhe vazhdoi me serinë tjetër po aq agresive në mos më shumë, deri sa e ngjeshi Vargas-in te litarët e ringut. Arbitri vrapon të ndalojë ndeshjen dhe Benn e mbyll me nokaut.

“Jam gati për luftëtarët më të mirë të kategorisë: Shawn Porter, Adrien Broner, cilido qoftë, unë jam gati”, deklaroi Benn.

Britaniku Conor Benn ngjitet në kuotën 18 – 0 – 0 ndërsa Samuel Vargas shton edhe një humbje në skedën e tij; 31 – 7 – 2.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore