Lajme

Çmimet e gazit arrijnë rekord, ndërsa Putin jep shpresë


Çmimet e gazit në Britaninë e Madhe kanë arritur një rekord, ndërkohë që kriza energjetike thellohet dita-ditës.

Por, menjëherë filloi të zbriste, ku shpresa duket se do të jetë një “armik” i kahershëm i evropianëve, Vladimir Putin.

Presidenti rus sugjestionoi se do të shtojë eksportet e gazit, duke u mundësuar perëndimorëve më shumë furnizim, në mënyrë që të ketë ulje të çmimit.

Ulje e pasuar pas pikut, gjithsesi, nuk e bën çmimin më të përballueshëm për konsumatorët. Ato vijojnë të mbeten të larta. Në krahasim me një vit më parë, rreth shtatë herë më të kripura.

Deri në pranverën e ardhshme, analistët besojnë se faturat e energjisë në Britani, mund të shkojnë deri në 1 mijë e 700 paundë në muaj.

Me rreth 12 cent për kilovat janë rritur ato aktualisht gjatë këtij viti. Rreth 15 milionë konsumatorë britanikë janë drejtpërdrejt të ndikuar.

Grupet industriale mbetet, po ashtu të prekur, edhe për faktin se janë ndër shfrytëzuesit më të mëdhenj të energjisë.

Kjo bën që edhe produktet e tyre, të rriten në çmim. Rrjedhimisht, kostot përfundimtare bien në xhepat e konsumatorëve të thjeshtë familjarë.

Një parashikim i saktë mbi çmimet e gazit dhe energjisë në terma afatshkurtër, është thuajse i pamundur.

Ekspertët kanë paralajmëruar një krizë të madhe. Por, nëse ajo do të kapë nivelet e vitit 2006 apo jo, ende nuk dihet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore