Aplikacione

Cilat aplikacione po dëmtojnë baterinë e telefonit tuaj


Rrjetet sociale janë kthyer në një aset të domosdoshëm të përditshmërisë së njerëzve. 

Aplikacionet si Instagram, Facebook, TikTok dhe shumë të tjera janë ato që herë pas here marrin vëmendjen e përdoruesve për të kontrolluar njoftimet. 

Por ashtu siç e dimë, aplikacionet e shumta në telefon mund të ndikojnë shumë në  jetëgjatësinë  e baterisë së telefonit. 

Teksa shpenzoni shumë kohë në rrjetet sociale, bateria juaj mund të kërkojë të mbushet së paku dy herë në atë ditë. 

Ndaj duhet të dini se cilat janë aplikacionet që shkarkojnë baterinë tuaj. Dy aplikacionet që shpenzojnë më së shumti baterinë e telefonit tuaj janë Google Maps, Instagram dhe Facebook. 

Google Maps është shumë i dobishëm, por duket se aplikacionet më të dobishme priren të dëmtojnë më shumë baterinë e telefonit tuaj. Google Maps kërkon një sasi të tepërt të dhënash për të ekzekutuar siç duhet dhe për të dhënë detaje të sakta të vendndodhjes. Fatmirësisht, ka disa gjëra që mund të bëni për të mbajtur Google Maps nga dëmtimi i baterisë.

Ndaloni përditësimin e hartave kur ato nuk janë në përdorim. Fikni GPS dhe rregulloni gjithashtu veçorinë e vendndodhjes, pasi që të dyja kërkojnë një sasi të konsiderueshme energjie. Nëse nuk ju nevojitet ose nuk po e përdorni aplikacionin, thjesht fikini derisa t’ju nevojiten.

Më pas vijnë aplikacionet e tjera si TikTok, Twitter dhe Snapchat. Sipas PC Mag, aplikacionet e mësipërme përdorin njëkohësisht 11 funksione të ndryshme telefoni që funksionojnë në sfond sa herë që aplikacioni hapet.  

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore