Lajme

Çifti i çuditshëm: Marrëdhëniet jofunksionale në zemër të BE-së


Kur liderët e shteteve më të fuqishme të botës të takohen në samitin e G20-s në Bali javën e ardhshme, mos prisni që Bashkimi Evropian (BE) të paraqesë një front të bashkuar.

Në vend që të koordinohen, dy zyrtarët kryesorë të bllokut – presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel – kanë më shumë gjasa të shmangin njëri-tjetrin.

Kjo së bashku me stafin e përfshirë në udhëtim, i cili është udhëzuar rreptësishtë për të shmangur çdo mbivendosje në itinerar.

Në gati tre vite që nga fillimi i mandatit të tyre, marrëdhëniet midis Michel-it dhe von der Leyen-it kanë pësuar një shkëputje të jashtëzakonshme.

Partneriteti jofunksional nuk po ndikon vetëm në agjendën legjislative dhe politike të BE-së, e cila varet nga një akt balancues delikat ndërinstitucional.

Po ashtu po kërcënon të minojë pozitën e BE-së në botë.

Një nga pikat kryesore të G20-s do të jetë një takim midis Michel-it dhe udhëheqësit kinez, Xi Jinping, i planifikuar të zhvillohet në periferi të samitit.

Duhen pasur parasysh ndarjet brenda BE-së për mënyrën se si duhet të merren me Pekinin.

Von der Leyen nuk është ftuar.

Arsyeja? Refuzimi i saj për të lejuar Michel-in të marrë pjesë në një takim me kryeministrin indian, Narendra Modi në mbledhjen e G7-s të mbajtur në Gjermani në qershor.

Rivaliteti midis Komisionit dhe Këshillit ka qenë prej kohësh një sfidë për shkak të një tensioni të natyrshëm strukturor brenda sistemit bizantin të BE-së.

Komisioni është krahu ekzekutiv i bllokut, me aftësinë për të propozuar legjislacion, duke e vendosur presidentin e tij në qendër të pothuajse çdo nisme të BE-së.

Por Këshilli është vendi ku krerët e shteteve apo qeverive mblidhen për t’i kthyer propozimet në ligj.

Megjithëse presidenti i saj luan një rol koordinues, duke moderuar debatin midis vendimmarrësve të vërtetë, pozicioni është ndoshta më afër vendit ku qëndron fuqia reale e bllokut.

Me dy rolet e caktuara që mbivendosen në fusha të përgjegjësisë, i kthehemi pyetjes së vjetër që shpesh i atribuohet Henry Kissinger-it: Kë thërrisni kur doni të thërrisni Evropën?

BRUSSELS: European Council President Charles Michel and European Commission President Ursula Von Der Leyen do an elbow bump at the end of a news conference following a four-day European summit at the

Parlamenti Evropian, me presidentin e tij, siguron një qendër të tretë të pushtetit, por pakkush do të argumentonte se është diçka tjetër përveç një vëlla më i vogël për dy të tjerët.

Përplasja midis pushtetarëve aktualë e ka çuar konkurrencën ndërinstitucionale në një nivel tjetër, sipas zyrtarëve të shumtë të BE-së, përfshirë ata që kanë punuar nën administratat e mëparshme kur Jean-Claude Juncker drejtonte Komisionin dhe Donald Tusk ishte president i Këshillit.

Takimet midis von der Leyen dhe Michel janë praktikisht inekzistente, madje edhe në prag të samiteve të Këshillit Evropian, zakonisht forumi ku BE-ja bën përparim në sfidat e mëdha strategjike dhe të menjëhershme me të cilat përballet blloku.

Zyrtarët e vendeve të tjera dhe organizmave ndërkombëtarë janë shpesh të hutuar se kush duhet të jetë bashkëbiseduesi i tyre.

Punonjësit në të dy institucionet raportojnë një qëndrim të palëkundur midis Komisionit dhe Këshillit ndaj pjesëmarrjes në takime me palë të treta.

Kur von der Leyen dhe Michel u zgjodhën në krye të dy institucioneve më të fuqishme të BE-së në vitin 2019, ata krijuan një çift të pamundur.

Von der Leyen, ministre e Mbrojtjes në qeverinë e kancelares gjermane, Angela Merkel, e kishte kaluar pjesën më të madhe të karrierës së saj në politikën e Brendshme.

Michel-i, një ish-kryeministër belg nga një familje e njohur politike kishte më shumë përvojë në BE, pasi ishte ulur rreth tryezës së Këshillit Evropian si lider i vendit të tij.

Të dy ndanin disa ngjashmëri biografike. Të dy vinin nga familje politikanësh.

Babai i Von der Leyen ishte drejtor i përgjithshëm i divizionit të konkurrencës së BE-së në vitet 1970 dhe më vonë pati një karrierë të suksesshme në politikën gjermane të nivelit shtetëror.

Babai i Michel-it ishte një ministër i mirënjohur belg i punëve të jashtme, një komisioner i BE-së dhe një anëtar i Parlamentit Evropian.

Por për sa i përket personalitetit, të dy janë shumë të ndryshëm.

Von der Leyen, një mjeke dhe nënë e shtatë fëmijëve, është më analitike dhe më e kujdesshme.

Michel-i është një udhëheqës i but, me një prirje për poezinë.

Brexit bill passes first EP test, gets signed by von der Leyen, Michel | New Europe

Në muajt e parë, sekretariati i Këshillit caktoi një takim javor pasdite midis Michel-it dhe von der Leyen-it çdo të hënë.

Por, megjithëse takimet u shuan shpejt, gjërat nuk u shpërbënë plotësisht deri në prill 2021 pasi të dy liderët udhëtuan në Turqi për t’u takuar me Recep Tayyip Erdogan.

Kamerat kapën reagimin e tronditur të von der Leyen-it kur Michel rrëmbeu shpejt karrigen e vetme pranë presidentit turk, duke e lënë atë të ulet në një divan përballë ministrit të Jashtëm turk.

Presidentja e Komisionit, gruaja e parë që zuri këtë pozitë, më vonë i tha Parlamentit Evropian se ishte “e lënduar” nga incidenti, duke fajësuar përbuzjen për seksizmin.

I quajtur “Sofagate”, incidenti u bë viral globalisht, me akuzat e ndërsjella (nëse jo gjithmonë publike).

Kur bëhet fjalë për Sofagate, Michel duket se ka qenë i ngadalshëm për të mësuar mësimin e tij.

Outrage over Erdogan's unacceptable snub of Von der Leyen | Atalayar - Las claves del mundo en tus manos

Tensionet publike

Prishja e marrëdhënieve ka filluar të cenojë punën e BE-së, sipas zyrtarëve nga të dy institucionet.

Ndonëse të dy liderët shfaqen përkrah njëri-tjetrit në konferencat për shtyp pas samitit, dialogu për çështjet e përditshme midis liderëve dhe stafit të tyre të ngushtë është pothuajse inekzistent.

Gjatë viteve Juncker-Tusk, drejtuesit e Këshillit dhe Komisionit takoheshin rregullisht përpara samiteve të euros me presidentët e Bankës Qendrore Evropiane dhe Eurogrupit, organi joformal i ministrave të Financave nga eurozona.

Që nga viti 2019, megjithatë, mbledhja nuk ka ndodhur – edhe pse vështirësitë ekonomike të bllokut janë rritur.

“Stafi i Këshillit është i detyruar të “ndjek informacionin si gazetarët”, tha një zyrtar në selinë institucionit, duke u ankuar se Komisioni nuk e informon Michel-in për propozimet e tij të ardhshme, edhe pse ato iniciativa në fund do të kenë nevojë për mbështetjen e qeverive kombëtare.

Kabineti Michel-it zakonisht mëson për propozimet e Komisionit në të njëjtën kohë me përfaqësuesit e vendeve anëtare.

“Është një luftë e vazhdueshme për t’i bërë të dyja palët të ndajnë informacione”, tha një zyrtar i Këshillit.

Këtë javë, në një letër të parë nga prestigjiozja “POLITICO”, Michel-i dënoi von der Leyen-in që nuk paraqiti një propozim për një çmim kufi për gazin natyror.

Kjo, pasi udhëheqësit kombëtarë kërkuan një të tillë gjatë samitit të tyre të tetorit.

Mosbesimi është përhapur edhe në çështjet e sigurisë.

Leyen, Michel and Biden join forces to relaunch EU-US relations

“Të dy përgjegjës”

Në garën mes dy liderëve, von der Leyen shihet se ka epërsinë.

Megjithëse Michel-i përfaqëson zyrtarisht BE-në në ngjarje të jashtme, presidentja e Komisionit është shfaqur si udhëheqëse më e shquar e BE-së, veçanërisht kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Ëashingtonin.

Që nga sulmi gjithëpërfshirës i Rusisë ndaj Ukrainës, administrata e presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, ka kultivuar një marrëdhënie të ngushtë pune me ekipin e von der Leyen-it, duke bashkëpunuar ngushtë veçanërisht në fushën e sanksioneve.

Michel, në të kundërt, lufton të depërtojë.

Por kur bëhet fjalë për prishjen e marrëdhënieve, zyrtarët përgjithësisht bien dakord se të dy liderët janë fajtorë.

Michel-i për keqpërdorimin e incidenteve si “Sofagate” dhe von der Leyen-i për prirjen e saj për të mbajtur kontrollin e ngushtë në kurriz të bashkëpunimit.

Marrë nga Politico, përshtatur për Albanian Post 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore