Lajme

Certifikohen 39 drejtorë të cilësisë në shkollat e Arsimit


Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci gjatë pjesëmarrjes në Ceremoninë e certifikimit të drejtorëve dhe koordinatorëve të cilësisë.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka certifikuar 39 drejtorë, koordinatorë si dhe 14 trajnerë të cilësisë në shkollat e Arsimit dhe Aftësimit Profesional.

Sipas saj, qëllimi i përgjithshme i projektit është të zvogëlohet varfëria përmes rritjes së pjesëmarrjes në tregun e punës dhe përmirësimit të punësimit për popullatën në Kosovë.

“Qëllimi i ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është që të aplikojmë në mënyrë sistematike mekanizmat për sigurimin e cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit. Me këtë rast në shkollat profesionale këtë e iniciuam me ndihmën e projektit ALLED 2, i cili na ndihmoi në mënyrë sistematike për ofrimin e cilësisë nëpër shkollat profesionale”, ka thënë Nagavci.

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.

Përfitues të këtij programi janë 10 shkolla profesionale në Kosovë.

“ALLED 2 zhvilloi një program gjithëpërfshirës për qasje të standardizuar drejtë zbatimit të plotë të sigurimit të cilësisë në nivel të ofruesve, duke mbështetur atë që tashmë ishte ofruar tashmë edhe nga programet e ndryshme. Fillimisht është kryer një performancë mbi koordinatorët për sigurimin e cilësisë”.

Në këtë organizim ka marrë pjesë edhe ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, i cili tha se më këtë projekt po mbështesin zhvillimin e shkollave profesionale në Kosovë.

“Jam i lumtur që po ofrojmë një zgjidhje nëpër shkolla dhe për një kulturë. Projekti ALLED ka mbështetur shkollat profesionale dhe zhvillimin e kapaciteteve”, tha ai.

Pas përfundimit të këtij organizimi Nagavci, është pyetur edhe lidhur me procesin mësimor dhe mbajtjen e mësimit të shtunën.

Sipas saj, mësimi duhet të vazhdojë sipas planit të MASHT-it.

“Mendoj se kjo ditë e shtunë për arsye të ndryshme nuk është arritur të realizohet 100 për qind sipas planifikimit, besoj edhe pak për shkak të mungesës së i formimit nga ana jonë por edhe për shkak të hutisë nga deklaratat e ndryshme që janë krijuar apo edhe tensioneve që i kanë pasur prindërit. Vend për rishikim më nuk ka dhe bëj apel edhe tek prindërit e mësimdhënësit që të organizohemi për të kompensuar të gjitha humbjet e shkaktuara tek nxënësit”, tha Nagavci.

Ajo tutje ka bërë thirrje tek Këshilli i Prindërve që të mendojnë për të mirën e fëmijëve.

“Situata ka dalluar nga komuna në komunë e prej shkollës në shkollë dhe aty ku informatat kanë qenë të mira, mësimi ka vazhduar. Përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve me deklaratat e tyre shpesh të pamatura dhe të paqëndrueshme dhe konsideroj se kanë një nguti dhe i lus ata që po thirren në emër të Këshillit të Prindërve që të kenë në radhë të parë interesin më të mirë të fëmijëve”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore