Shqipëria

Censi 2023: 100 pyetje që kërkojnë përgjigje – çfarë ndodh kur nuk jeni në shtëpi


Teksa ka nisur në të gjithë territorin e Shqipërisë numërimi i popullsisë dhe banesa, INSTAT ka ndarë detaje se si do të zhvillohet procesi.

Kështu, pyetësori përmban 8 module me rreth 100 pyetje.

Anketuesit që do të trokasin derë më derë dhe do të jenë me shenja dalluese të zyrtarizuara dhe do të jenë të njohura nga qytetarët.

Në rastet kur familjari nuk gjendet në banesë stafi është i trajnuar të vizitojë familjen deri në tre herë.

Fill pas vizitës së parë anketuesi do të lërë një shënim në derën e familjarit.

Më pas do të përsëritet vizita dhe herën e dytë e herën e tretë anketuesi do të lërë numrin e tij të telefonit.

Ai do t’i kërkojë familjarit ose të vijë pranë zyrave të censit që janë të ngritura në të gjithë territorin e Shqipërisë, ose të lërë një orar në mënyrën që anketuesi të shkojë në orarin që ai gjendet në banesë.

Sipas ligjit, çdo person, i cili në peridhën që do të kryhet Censi është banor i zakonshëm brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, është i detyruar të sigurojë informacionin e kërkuar në pyetësorët.

Qytetari që nuk i përgjigjet pyetësorit ka penalitete, por vetëm nëse janë bërë të gjitha përpjekjet nga ana e stafit të INSTAT.

Nëse pas tre vizitave nuk do të pranohet t’u përgjigjet pyetjeve dhe nuk u hapet dera anketuesve parashikohen penalitete për ata që nuk pranojnë të japin përgjigje, apo që japin përgjigje të rreme.

Nga Instituti i Statistikave është bërë me dije se do të jenë mbi 7 mijë e 500 anketues, mbikëqyrës dhe kontrollorë të trajnuar, të cilët do të angazhohen për numërimin që do të mblidhet në 6 javë.

I gjithë procesi i Censit do të kryhet në mënyrë digjitale përmes një tableti.

Vetëm tre prej pyetjeve që lidhen me besimin, etninë dhe fenë do të jenë opsionionale për t’u përgjigjur.

Në rast se qytetarët refuzojnë të përgjigjen apo do të japin përgjigje të rreme ka penalitete.

Kështu rastet e mësipërme mund të penalizohen më 50 mijë lekë gjobë.

INSTAT llogarit se kostoja është 16.9 milionë euro.

Lidhur me suksesin e këtij procesi në raport nënvizohet se ka nevojë për ndërgjegjësim të qytetarëve për të qenë aktivë në pjesëmarrje.

INSTAT nënvizon se do të angazhohet me një strategji komunikimi për të rritur informimin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore