Sport

Bundesliga: Barazim dramatik për Schalke, zhgënjen Leipzig


Bundesliga gjermane ka përfunduar katër takimet e para për këtë të shtunë. Ndeshjet u zhvilluan për javën e 25 të kampionatit. Leipzig u mund 1-0 nga Bochum. Schalke barazoi 1-1 me Augsburg. Wolfsburg fitoi 1-0 ndaj Stuttgart. Dhe, Hoffenheim triumfoi 3-1 me Hertha Berlin.

Në “Vonovia Ruhrstadion”, Bochum-i vendas arriti të fitonte një ndeshje të dominuar nga miqtë e Leipzig. Goli i vetëm i sfidës u realizua nga Erhan Masovic në fillimin e pjesës së dytë.

“WWK ARENA” pa një ndeshje dramatike mes Augsburg-ut të Mërgim Berishës dhe Schalke 04. Vendasit arritën të realizonin të parët me Arne Maier në fillimin e pjesës së dytë. Vetëm pak minuta pas golit ata do të mbeteshin me 10 lojtarë në fushë pas kartonit të kuq të Ermedin Demirovic. Ndërsa, miqtë do të barazonin ndeshjen në minutat e fundit të takimit me 11 metërsh të realizuar nga Marius Bulter.

Wolfsburg triufmoi në transfertën e Stuttgart-it falë golit të Omar Marmoush në minutat e para të pjesës së dytë.

Hoffenheim triumfoi me dy golat e Andrej Kramaric me 11 metërsha dhe goli i Ihlas Bebou. Goli i miqëve u shënua nga Stefan Jovetic në sekondat e fundit të ndeshjes.

Renditja e Bundesliga:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore