Shqipëria

Bullgaria nuk i hap rrugë Maqedonisë së Veriut


Nëse Maqedonia e Veriut do të fillojë procesin e integrimit evropian zyrtarisht, atëherë ajo duhet të plotësojë kushtin bullgar të regjistrimit të pakicës bullgare në Kushtetutën e Republikës.

Të paktën kjo është çfarë thotë ministrja e Jashtme bullgare, Teodora Genchovska, të cilën as vizita e komisionerit për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë pranë Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, nuk e ka zbutur nga qëndrimi.

Të dy diplomatët kanë qenë pjesë e një tryeze gjatë vizitës së Varhely-it në Sofje, me titullin “BE-ja takon Ballkanin”.

Pikërisht zgjerimi i unionit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kanë qenë në vëmendje thelbësore të diskutimeve në panel.

Nga njëra anë ishte Varhelyi, ai i cili me ashpërsi kërkoi që negociatat të hapen brenda qershorit, pasi në të kundërt, BE-ja mund të quhet edhe si e kapitulluar nga kundërshtarët.

Duke qenë se rrugëtimi i Shqipërisë drejt mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare varet edhe nga vetoja bullgare kundrejt Shkupit, qëndrimi i Sofjes është në një lloj mënyre mohimi direkt e çeljes së negociatave.

Të paktën, nëse Varhelyi nuk arrin ta bindë palën bullgare të heqë dorë nga vetoja po. Duke marrë parasysh çfarë Genchovska ka thënë, skenari mbetet më se i njëjti me atë të një viti më parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore