Jetesë & Stil

Bukuroshja nga Kuba bëhet fytyra e re gjigandit kozmetik “Estée Lauder”


Ana de Armas është edhe zyrtarisht fytyra më e re e gjigandit kozmetik, Estee Lauder.

Bukuroshja 32-vjeçare nga Kuba publikoi një postim në llogaritë e saj të rrjeteve sociale me mbishkrimin –  Krenare të jem Ambasadorja e re e markës globale, Estée Lauder.

Ndërsa, modelet Kendall Jenner dhe Elizabeth Hurley, ishin fytyrat e deri tanishme të kësaj marke, të cilat kishin kontrata afatgjate me kompaninë në fjalë.

Ndryshe, kompania amerikane Estée Lauder është marka me e njohur kozmetike, e cila në treg ka hedhur produkte për kujdesin e lëkurës dhe të flokëve, si dhe parfumet më “IN” të kohës.

Selia kryesore e kësaj firme gjendet në Midtown Manhattan të New York.

Kurse, për yllin e filmit “Sergio”, Ana de Armas, ky sukses vjen vetëm disa javë pasi ajo i dha fund romancës së saj me të dashurin Ben Affleck, të cilin e takoi në setin e filmit “Deep Water”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore