Vende

Bujtinat e Shqipërisë


Shqipëria është një vend me pasuri të mëdha natyrore. Vendi ynë është i njohur edhe për bujtinat e shumta të cilat i ofrojnë turistëve një mundësi për eksplorim ndryshe.

Bujtina e Dallëndyshe dhe Petrit Merjos, Nivicë, Tepelenë.

Një çift ka vendosur të ngrejë një bujtinë në 2017-ën, për të përshtatur shtëpinë e tyre të vjetër në një bed & breakfast. Ai sot është shumë njohur dhe ka shumë gjëra të veçanta për t’u vizituar.

Vaji i ullirit “Subashi”, Marikaj, Tiranë

Silavana Subashi, ka krijuar një fermë me ullinj nga ku ka arritur të nxjerrë vaj estra të virgjër. Vaji i ullirit “Subashi” të jetë një brand që shkon përtej kufijve të vendit. Pemët 2000 vjeçare të ullirit këtu jo vetëm që janë nga më të vjetrat në Evropë, por i japin dhe një prekje përjetësie këtij vendi, duke e bërë të jetë shumë më tepër se sa thjesht një firmë për prodhimin e vajit të ullirit.

Mrizi i Zanave, Fishtë, Lezhë

Një prej realiteteve më të suksesshme është pa diskutim Mrizi i Zanave, i njohur edhe përtej Shqipërisë për kuzhinën fantastike tipike shqiptare, që vjen me një prekje moderne nga shefi Altin Prenga. Që prej hapjes së këtij agroturizmi, duket sikur i gjithë fshati i Fishtës në  Zadrimë është në shërbim të restorantit, për ta furnizuar atë me të gjitha produktet e freskëta bio të nevojshme.

Agroturizmi “Devin”, Qerret, Pukë

Në fshatin Qerret të Pukës, ndodhet ferma “Devin”.

Që nga turet përreth fermës, tek kalërimi, qëndisja dhe vjelja e fruta-perimeve, aktivitetet që mund të ndiqen këtu nga pushuesit janë të shumta. Mbi të gjitha, këtu mund të bëhesh pjesë e jetës familjare të Marie Shkjaut e bashkëshortit të saj, dhe 5 vajzave të tyre, të cilat kontribuojnë gjithashtu në punët dhe atmosferën unike të argotizmit.

Rruga e Mullirit, Reç, Malësi e Madhe 

Bujtina “rruga e mullirit” është shumë e pasur.  Këtu mund të mblidhen shumë gështenja, si dhe të konsumohet ushqim shumë i shijshëm.

Kantika Kopliku

Rivihemi në lëvizje, por mbetemi afër Reçit, ku 15 minuta larg ndodhet “Kantina Kopliku”, në Koplik. Këtë kantinë e ka një çift,i cili meret me prodhimin e verës.  Vrshtat e rrushit janë tepër interesante për ti pare nga afër, si dhe mënyrën si prodhohet vera.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore