Lajme

Britani e Madhe/ Mbi 17 mijë e 500 dyqane të mbyllura


Vitin e kaluar, më shumë se 17 mijë e 500 dyqane u mbyllën në të gjithë Britaninë e Madhe, ndërsa pandemia Covid-19 shkaktoi një rënie ekonomike të paprecedentë.

Sipas shifrave të përpiluara nga ofruesi i kërkimeve, Local Data Company për P2C, mesatarisht 48 dyqane, restorante apo vende të tjera të kohës së lirë dhe mikpritjes mbyllen përfundimisht çdo ditë në të gjithë Anglinë, Uellsin dhe Skocinë.

Nga 17 mijë e 532 pika dyqanesh jo thelbësore të mbyllura, vetëm 7 mijë e 655 dyqane u hapën. Gjë që sjell 9 mijë e 877 mbyllje neto të dyqaneve.

Mbylljet neto të dyqaneve në Mbretërinë e Bashkuar. Nga 2014-2020

 

Shumë pika të përfshira në hulumtim u mbyllën përkohësisht gjatë bllokimeve dhe nuk u llogaritën si të mbyllura, por mund të mos hapen më kurrë, raporton agjencia mediatike, the Guardian.

Dyqanet jo thelbësore që shesin me pakicë, pritet të rihapen më 12 prill në Angli dhe Uells dhe më 16 prill në Skoci.

Qytetet përreth vendit janë të përgatitur për mbylljen e përhershme të dyqaneve kryesore. Këtu përfshihen: rrjeti i dyqaneve, Debenhams; shumë pika të dyqaneve, John Lewis; Topshop; Dorothy Perkins.

Sipas studimit, shitësit e modës ishin bizneset më të goditura vitin e kaluar, me më shumë se 1 mijë e 100 të mbyllura. Kjo, pasi emra të tillë si Laura Ashley, Warehouse, Oasis dhe Jaeger ulën qepenat përfundimisht.

Dyqanet me rritjen më të shpejtë ishin ato të supermarketeve, 88 prej të cilave u hapën, të ndjekura nga dyqanet e kafeneve, ëmbëlsirat dhe pastiçeritë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore