Film

Bradley Cooper shpalos detaje interesante nga takimi me çiftin Beyonce dhe Jay Z


Aktori amerikan Bradley Cooper pati një përvojë të paharrueshme duke takuar çiftin e famshëm, Jay Z dhe Beyonce.

Aktori, u takua me çiftin e fuqishëm për ta bërë yllin e hitit “Divah” të luante Ally-n, një këngëtare aspiruese, në “A Star is Born”, përpara se roli t’i shkonte në fund Lady Gagas.

Cooper shpjegoi se ai ia dërgoi idenë për Beyonce, ekzekutivit të studios Greg Silverman, i cili i tha atij se do ta bënte atë nëse mund ta merrte këngëtaren si kryesuese dhe “të arrinte marrëveshjen për më pak se 25 milionë dollarë”.

Beyonce, Jay Z.

“Shkova në shtëpinë e Beyonce dhe Jay-Z po shikonte gjyqtaren Judy, më kujtohet akoma. Nuk po bëj shaka. Dhe isha i çmendur. Mbaj mend që pata një kollë të çuditshme kur po ia drejtoja asaj ofertën dhe t’ia shpalosja planin”, tha ai gjatë një interviste të fundit me Fondacionin SAG-AFTRA.

“Ishte e çmendur. Ajo ishte e pabesueshme dhe ai po ashtu, dhe ne e zhvilluam atë për rreth një vit së bashku. Dua të them, ajo është një nga njerëzit më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Më pas kjo dështoi”, shtoi ai.

Cooper tha se ai më pas parashikoi Adele për rolin, por ajo i dërgoi mesazh atij vetëm një herë dhe ishte “e zënë”.

Pasi dëgjoi Gagan, 37 vjeçe, të këndonte në një koncert përfitimi, Cooper – i cili përfundoi duke drejtuar filmin dhe duke luajtur rolin e këngëtarit të country Jackson “Jack” Maine – e dinte se kishte gjetur zonjën e tij kryesore.

Filmi fitoi tetë nominime në çmimet e 91-të të “Academy Awards” dhe fitoi çmimin për këngën më të mirë origjinale për “Shallow” – një duet me Cooper dhe Gaga.

Në prill të vitit 2019, Cooper ndau në “The Ellen DeGeneres Show” se do të donte të bënte një lexim të drejtpërdrejtë të skenarit të filmit.

Bradley Cooper, Lady Gaga – “A Star is Born”

“Ajo që mendova se do të ishte një gjë e lezetshme për të bërë, ndoshta një natë, do të ishte si një lexim i drejtpërdrejtë i skenarit dhe do të këndonte të gjitha këngët ndërsa lexojmë skenarin, si në Hollywood Bowl apo diçka tjetër”, tha Cooper aso kohe.

“A Star Is Born” është një film dramatik romantik muzikor amerikan i vitit 2018 i prodhuar dhe drejtuar nga Bradley Cooper (në debutimin e tij regjisorial) me një skenar nga Cooper, Eric Roth dhe Will Fetters.

Në të luajnë Cooper, Lady Gaga, Dave Chappelle, Andrew Dice Clay dhe Sam Elliott, dhe historia e filmit ndjek një muzikant alkoolik (Cooper) i cili zbulon dhe bie në dashuri me një këngëtare të re (Gaga).

Kjo shënoi përshtatjen e katërt amerikane të tregimit, pas dramës romantike origjinale të vitit 1937 dhe ribërjeve të saj të viteve 1954 dhe 1976.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore