Shqipëria

Braçe: “Tani është koha që shteti të marrë atë që kudo në botë është e shtetit, atë që është publike”


Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, reagon mbi akuzat e opozitës për ngjarjen e rëndë në Velipojë ku mbetën të vrarë katër persona.

Braçe e ka nisur fjalën e tij përmes një postimi në platformën Facebook, duke iu kundërvënë tezës se privati e menaxhon më mirë atë që i takon shtetit.

Ai ka shkruar se “tani është koha që shteti të marrë atë që kudo në botë është e shtetit, atë që është publike”.

Braçe ravijëzon se ka vetëm një mënyrë, ajo e shtetit që menaxhon publiken. Dhe kjo, duke u shërbyer qytetarëve vendas dhe atyre të huaj.

Zëvendëskryeministri ka dalluar ndër të tjera se tanimë, ashtu sikurse me tokat shtetërore, fabrikat apo ndërmarrjet shtetërore, edhe me plazhet po ndiqet e njëjta rrjedhë.

“Thjesht i zotërojnë duke treguar forcën me shtetin e njëri-tjetrin. Edhe kur i marrin me leje, i vënë çmimin e luksit një çadre apo…ja shesin të tjerëve”, është shprehur ai.

Braçe ka shtuar se pjesa tjetër i mbetet vullnetit të institucioneve, duke nisur nga policia e deri te prokuroria e gjykata, për të fituar betejën “me armët dhe të zotët”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore