Lajme

Boris Johnson në përpjekje për tu rikthyer, por Sunak mbetet një hap para


Boris Johnson po fiton terren në përpjekjen e tij të guximshme për t’u rikthyer në Qeverinë britanike.

Kjo, pavarësisht nga kritikët që paralajmërojnë se ai rrezikon t’i zhysë konservatorët në kaos të ri mbi hetimin e afërt parlamentar për skandalin ‘Partigate’.

Ndërsa, ish-kryeministri ndërpreu pushimet e tij në Karaibe për të mbledhur mbështetjen mes deputetëve, Rishi Sunak, mbetet në epërsi dhe favorit për të fituar me afro 90 mbështetës të deklaruar publikisht, duke përfshirë Dominic Raab dhe Sajid Javid.

Megjithatë, Johnson fitoi mbështetjen e gjashtë ministrave aktualë të kabinetit – Ben Wallace, Simon Clarke, Chris Heaton-Harris, Jacob Rees-Mogg, Alok Sharma dhe Anne-Marie Trevelyan, ndërsa ish-sekretarja e Brendshme, Priti Patel, besohet se po mendon të votojë në favor të tij.

Aleatët e Johnson mburreshin se ai do të arrinte “lehtësisht” pragun e 100 deputetëve dhe argumentuan se ai do të ishte një pretendent i fortë për të fituar në një votim prej 150 mijë anëtarëve konservatorë.

Ata thanë se ai po kërkonte një “pakt uniteti” me Sunak që mund të shmangte që gara të shkonte në votim të anëtarëve.

Kritikët e ish-kryeministrit thanë se disa deputetë konservatorë ka të ngjarë të bëhen të pavarur ose të depërtojnë në një parti tjetër nëse ai fiton përsëri.

Një burim i afërt i britanikes “The Guardian” me komitetin e privilegjeve të deputetëve – i cili po heton nëse Johnson gënjeu parlamentin për festat në Downing Street gjatë pandemisë COVID – tha se kishte një “sasi të madhe materialesh” kundër tij.

Një burim tjetër tha se komisioni kishte mbledhur një sasi të madhe provash me shkrim që mund të publikoheshin së shpejti.

Ata argumentuan se do të ishte një shpërqendrim i madh për Johnson nëse ai do të bëhej kryeministër dhe rrezikoi të ringjallte zemërimin e publikut mbi skandalin që çoi në gjobitjen e tij dhe të të tjerëve nga policia për thyerjen e rregullave të COVID gjatë bllokimit.

William Hague, ish-udhëheqësi i partisë, i tha “Times Radio” se rikthimi i Johnson ishte ideja më e keqe që kishte dëgjuar në 46 vitet e tij si anëtar i Konservatorëve dhe do të shkaktonte një “spirale vdekjeje” për partinë.

Nëse të tre kandidatët kalojnë në fletëvotim me mbështetjen e më shumë se 100 deputetëve secili, ekziston mundësia që Sunak dhe Mordaunt mes tyre të përpiqen të përjashtojnë Johnson nga gara.

Johnson ka afër 50 mbështetës të deklaruar publikisht.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore