Shqipëria

Bordi vendos: Rritet çmimi i naftës dhe benzinës, gazi nuk ndryshon


Bordi i Transparencës në Shqipëri ka vendosur çmimet e reja të tregtimit të karburanteve në vend, duke rritur çmimin e naftës me 3 lekë.

Sipas vendimit të fundit të së martës së 5 korrikut, një litër naftë do të tregtohet me 252 lekë.

Ndërkohë çmimi i gazit nuk ka lëvizur. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz do të jetë 81 lekë/litri.

Një litër benzinë do të kushtojë 241 lekë në pikat e shitjes me pakicë.

Bordi thekson se çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që, në pikat e tjera, për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën.

“Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi”, shkruhet në vendim.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Bordi vuri në dukje se janë në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore