Jetesë & Stil

Bllokohet përgjithmonë publikimi i të dhënave të autopsisë së Bob Saget


Bob Saget - Aktor

Një gjykatës në Florida të hënën e 14-marsit, ka rënë dakord me një urdhër që bllokon përgjithmonë publikimin e fotove, videove dhe regjistrimeve të tjera që lidhen me hetimin e vdekjes së komedianit, Bob Saget.

Gjykatë në Florida.

Urdhri i përhershëm, i dhënë nga gjyqtari i qarkut, Vincent Chiu, ishte kërkuar nga familja e aktorit të humorit.

Aktori 65-vjeçar vdiq më 9 janar pasi pësoi “traumë të mprehtë në kokë” sipas të dhënave të autopsisë. Tutje, u bë e ditur se tashme i ndjeri kishte pësuar, një frakturë në bazën e kafkës së tij, fraktura rreth gropave të syrit, një prerje në lëkurën e kokës dhe gjakderdhje midis trurit dhe indeve që mbulojnë trurin.

Vdekja e tij u gjykua aksidentale dhe autoritetet kanë thënë se nuk kishte shenja të mbidozës me alkool apo lëndë narkotike.

Bob Saget dhe Kelly Rizzo.

E veja e Saget, Kelly Rizzo, dhe tre vajzat e tij, kishin ngritur një padi duke kërkuar të ndalonin lëshimin e të dhënave që kishin të bënin me hetimin e vdekjes nga Zyra e Sherifit të Qarkut Orange dhe zyra e ekzaminuesit mjekësor lokal.

Padia u ngrit pasi disa media kërkuan regjistrime të tilla – edhe pse shteti i Floridës e ndalon publikimin e tyre.

Rizzo dhe dhe vajza e saj, Lara Saget, bashkë me dy motrat e saj kanë argumentuar se të dhënat e hetimit të vdekjes duhet të mbeten konfidenciale.

Ato shtuan se publikimi i të dhënave do të shkaktonte “dëm të pariparueshëm në formën e dhimbjes ekstreme mendore, ankthit dhe shqetësimit emocional”.

Bob Saget në rolin e Danny Tanner.

Ndryshe, Saget ishte më i njohur për rolin e patriarkut Danny Tanner nga viti 1987 deri në vitin 1995 në hitin e këngës ABC “Full House”, ku luajti së bashku me John Stamos, Mary-Kate dhe Ashley Olsen.

Ai ripërsëriti rolin e tij si Danny Tanner për rifillimin e ekskluzivitetit të Netflix, “Fuller House”, i cili u shfaq për 4 vjet dhe përfundoi në vitin 2020, teksa fitoi famë të mëtejshme si prezantues për një kohë të gjatë i serialit hit “Amerika’s Funniest Home Videos”, që nga viti 1989 deri në vitin 1997.

Saget, i cili lindi në Filadelfia në vitin 1956, ishte marrësi i një çmimi Academy Award kur ishte vetëm një student 20-vjeçar në Universitetin Temple në vitin 1977 për një dokumentar bardh e zi të titulluar “Through Adam’s Eyes”, kushtuar vëllait të tij, i cili iu nënshtrua operacioneve kirurgjikale për rindërtimin e fytyrës pas një aksidenti të rëndë me makinë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore