Kosova

Bislimi: Kosova ka bërë progres të jashtëzakonshëm në integrimin drejt BE-së


Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, pas takimit me ambasadorin hungarez, Bela Bozsik, ka thënë se Kosova ka bërë progres të jashtëzakonshëm në integrimin drejt Bashkimit Evropian.

“Nga përmbushja e shumë reformave dhe arritja e standardeve të BE-së, dëshmuar nga niveli prej 72% i zbatimit të agjendës së reformave evropiane ERA II, e deri tek fillimi i zbatimit të Programit Kombëtar për Integrim Evropian, dhe aplikimi për anëtarësim në BE”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

“Duke shprehur gatishmërinë dhe vullnetin për bashkëpunim të ngushtë me presidencën hungareze, ritheksuam objektivin tonë për marrjen e pyetësorit dhe vlerësimit në baza meritokracie për marrjen e statusit të vendit kandidat”, shtoi.

Ndryshe, gjashtë muajt e ardhshëm, Presidenca e Këshillit të Bashkimit Evropian do të udhëhiqet nga Hungaria e udhëhequr nga kryeministri nacionalist i krahut të djathtë, Viktor Orban.

Në këtë detyrë, Hungaria pason Belgjikën, e cila ka pasur kryesimin e BE-së në gjashtë muajt e parë të vitit.

Ndërkaq nga 1 janari i viti të ardhshëm, ajo do t’ia kalojë këtë rol Polonisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore