Shqipëria

Bindja Demokratike, dërgon listat e kandidatëve në Autoritetin e Dosjeve për pastërtinë e figurës


Partia, Bindja Demokratike (BD), ka dërguar listat e kandidatëve për deputetë në Autoritetin për Informimin mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Informacioni është kërkuar për 153 kandidatët e partisë, përsa i përket të shkuarës dhe lidhjeve të mundshme me Sigurimin e Shtetit.

Kryetari i Bindjes, Astrit Patozi është shprehur se “në hartimin e ekipit të kandidatëve të saj, partia ka synuar të ketë një listë me individë të paakuzuar ndonjëherë për afera korruptive, të pacënueshëm nga ligji i dekriminalizimit dhe të pastër sa përket të shkuarës komuniste”.

Sipas tij, nëse në përgjigjen e Autoritetit të Dosjeve, rezulton se ndonjëri ka pasur lidhje me strukturat e Sigurimit të Shtetit, kandidati do të përjashtohet nga lista.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore