Jetesë & Stil

Billie Eilish përballet përsëri me kritika nga fansat, kësaj here për racizëm


Këngëtarja amerikane, Billie Eilish, është kritikuar përsëri nga ndjekësit e saj, pasi një video e vjetër e publikuar së fundmi, shfaq atë duke thënë se personazhi i Cindy-r nga “The boondocks”, është i preferuari i saj.

“Personazhi im i preferuar do të ishte Cindy nga “The Boondocks”, sepse ajo është si unë. Ajo jam unë, nësë thjesht do të bëja gjërat që kam menduar të bëj”, thotë Eilish në videon virale tashmë.

Ndërsa, “The Boondocks”, është një serial i animuar, i cili njihet për përdorimin e satirës afro-amerikane, teksa personazhi i Cindy-t por edhe të tjerat, njihen për mënyrën se si prekin me humor apo satirë, tema të politikës, racizmit e terrorizmit.

Cindy, është një kukull bionde, por flet me theks afrikano-amerikan, ndërsa portretizohet si një person i pavetëdijshëm për problemet me racizmin.

Ndjekësve të Billie duket të mos ju ketë pëlqyer kjo deklaratë e këngëtares, ndërsa ata nuk hezituan të reagojnë me postime të ndryshme në Twitter, ku janë shprehur:

“Kjo që thotë Billie vazhdon të bëjë nuk është normale. Fillimisht tallet me aziatikët, pastaj me njerëzit me ngjyrë”, shkroi një ndjekës.

Një tjetër u shpreh se – “Billie Eilish tani që posedon famë dhe para, nuk ka blerë të drejtën për të ironizuar njerëzit me ngjyrë”.

Këto ishin vetëm disa nga komentet që kishin bërë gjiron e rrjetit në Twitter.

Në anën tjetër, kjo nuk është hera e parë që Eilish përballet me këso akuzash, pasi edhe një muaj më parë ajo ishte në situatë të njëjtë, teksa u kritikua ashpër për mbajtjen e qëndrimeve raciste kundër aziatikëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore