Lajme

Bilde: “Fati i serbëve në Kosovë po përkeqësohet dita-ditës”


Dominikue Bilde

Deputetja franceze në Parlamentin Evropian, Dominikue Bilde, e ka konsideruar si “skandaloze”  refuzimin e mbajtjes së referendumit serb në Kosovë nga autoritetet shtetërore, në janar të këtij viti.

Bide e cila është anëtare e partisë së ekstremit të djathë të drejtuar nga Marine Le Pen, përmes një shkrimi në rrjetin e saj social në Twitter ka aluduar se “fati i serbeve të Kosovës po përkeqësohet dita-ditës”.

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se ka kërkuar mocion për një rezolutë për manastiret serbe, të klasifikuara siç ka thënë, “të rrezikuara” nga UNESCO.

“Fati i serbëve të Kosovës po përkeqësohet dita-ditës! Mocioni im për një rezolutë për manastiret serbe të klasifikuara si “në rrezik” nga UNESCO. Skandaloz është edhe refuzimi i hapjes së qendrave të votimit për referendumin e janarit!”, ka shkruar Bilde në Twitter.

Ndryshe me 16 janar është mbajtur referendumi për ndryshime kushtetuese në Serbi.

Qeveria e Kosovës nuk e ka lejuar mbajtjen e këtij referendumi në Kosovë, në formën siç kishte kërkuar Serbia, por vetëm përmes postës dhe në zyrën ndërlidhëse, gjë që është refuzuar nga shteti fqinj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore