Shqipëria

Bie nga lartësia teksa po krasiste pemët, humb jetën punëtori i Bashkisë Peqin


Në Peqin, këtë të hënë të 19 shkurtit, është regjistruar një ngjarje e rëndë.

Nga informacionet paraprake mësohet se një punëtor, i identifikuar si Faik Rronci, 58 vjeç,  i Bashkisë Peqin ka gjetur vdekjen.

Kjo pasi ka rënë nga lartësia, ku ka qenë duke krasitur pemët.

Ndërkohë, efektivë të Policisë së Shtetit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 09:30, dyshohet se gjatë punës për krasitjen e pemëve në lagjen “Xhami”, është rrëzuar aksidentalisht, punonjësi i bashkisë, 58 vjeç, banues në Peqin.

Dhe se, si pasojë e dëmtimeve, ai ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore