Shqipëria

Betohet para Presidentit, anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese


Ceremonia e betimit të anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, Sandër Beci, para Presidentit të Republikës, Ilir Meta, u zhvillua të mërkurën e 23 marsit.

“Betohem se, gjatë kryerjes së detyrave të mia, do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”.

Kreu i Shtetit i uroi suksese dhe punë të mbarë gjyqtarit Beci në detyrën e tij tepër të rëndësishme dhe me përgjegjësi të lartë të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Në ceremoni të betimit ishin të pranishëm përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë, Gjykatës Kushtetuese, Avokatit të Popullit, Gjykatës së Lartë, Kabinetit të Presidentit, dhe të misionit të ekspertizës OPDAT në vendin tonë, që mbulon çështjet e drejtësisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore