Sport

Besa mposht Borac-in dhe kualifikohet tutje në Kupën Evropiane


Klubi i hendbollit nga Peja, Besa Famgas, ka arritur për herë të parë të kualifikohet në rrethin e tretë të Kupës së Evropës, duke mposhtur në ndeshjen e kthimit klubin e Borac nga Banjalluka me rezultat 29:22.

Ndeshjen e parë të zhvilluar në Banjallukë, djelmoshat nga Peja e humbën me shifrat 28:25, për ta përmbysur atë ne takimin e zhvilluar në palestrën “Karragaç” të Pejës.

Kujtojmë që në ndeshjen e parë, tifozët vendas kishin fyer kosovarët duke kënduar “vrisni shqiptarët”, episod ky i cili pritet të hetohet nga Federata Ndërkombëtare e Hendbollit.

Sa i përket takimit të zhvilluar në Pejë, djelmoshat e trajnerit Arben Muqolli treguan lojë të kujdesshme që nga minuta e parë e deri në fund.

Ndër meritorët për këtë fitore, ishte portieri Mursel Mehmeti i cili bëri 11 pritje.

Egzon Gjuka gjithashtu ishte shumë efikas, duke shënuar shtatë gola, ndërsa edhe Kastriot Jupa, Nikolla Prcen kontribuuan në këtë fitore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore