Sport

Besa Famgas mëson kundërshtarin e raundit të tretë në Kupën Evropiane


Kampioni i Kosovës në hendboll, Besa Famgas, ka mësuar kundërshtarin e raundit të tretë të Kupës Evropiane.

Kundërshtar i Besës do të jetë ekipi kroat, MRK Sesvete.

Shorti për raundin e tretë është tërhequr të martën në Vjenë. Ndeshja e parë luhet në Kroaci në fundjavën e parë të dhjetorit, ndërsa e kthimit në Pejë, në fundjavën e dytë të dhjetorit.

Kujtojmë që në raundin e dytë, Besa Famgas e kaloi Helsinkin.

Synim i Besës do të jetë kalimi edhe i skuadrës kroate, derisa në këtë raund të kualifikimeve kishte qenë edhe më herët.

Mirëpo, përtej kësaj faze, pejanët nuk kanë shkuar asnjëherë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore