Përballje

Befasitë vazhdojnë në Serie A, Monza mposht Juventus-in


Ndeshja e dytë e së dielës në Serie A mes Juventus-it dhe Monza-s përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 0:2.

Pas fitores befasuese të Sassuolo-s ndaj Milan-it, edhe Monza ka befasuar duke mposhtur Juventus-in.

Dueli ishte plotësisht i dominuar nga vendasit, por nga tre mundësitë që kishte Monza, shënoi dy herë.

Në minutën e 10-tëm Monza kaloi në epërsi me anë të Caprari-t, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Goli i parë i rregullt i ndeshjes u shënua në minutën e 18-të, të cilin e shënoi Ciurria.

Pas 20 minutave, Monza shënoi përsëri, por këtë herë me anë të Danny Mota-s për të dyfishuar epërsinë.

Juventus u munduan shumë të ngushtojnë epërsinë, por ishte ditë e pafat për ata, pasi nuk arrinin të realizonin mundësitë që kishin.

Juventus radhitet në pozitën e 13-të me 23 pikë, ndërsa Monza është në vendin e 11-të me 25 pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore