Sport

Basketboll/Euroliga përjashton zyrtarisht ekipet ruse


Ekipet ruse janë ndaluar zyrtarisht të marrin pjesë në Euroligë dhe Eurokupë pas pushtimit të Ukraines.

CSKA Moska, UNICS Kazan, Zenit Shën Petersburg dhe Lokomotiv Kuban Krasnodar nuk do të jenë në gjendje të marrin pjesë në Euroligë deri në një vendim të dytë.

“Komiteti ekzekutiv i aksionerëve të ECA (Euroleague Commercial Assets) ka marrë vendimin për të tërhequr pjesëmarrjen e ekipeve të Federatës Ruse si nga Euroliga (CSKA Moskë, UNICS Kazan dhe Zenit St. Petersburg) dhe EuroCup (Lokomotiv Kuban Krasnodar ) për sezonin 2021-22, pasi situata në Ukrainë nuk ka evoluar në mënyrë të favorshme”, thuhet në njoftimin e ligës më të rëndësishme të basketbollit në Evropë.

Më 28 shkurt, komiteti i Euroligës kishte pezulluar përkohësisht pjesëmarrjen e skuadrave me origjinë ruse. Ata thanë se do ‘monitoronin situatën’ dhe se nëse ajo nuk do të kishte evoluar në mënyrë pozitive, ndeshjet e luajtura tashmë kundër klubeve ruse do të ishin anuluar.

Për rrjedhojë, Olimpia Milano është praktikisht në play-off të kompeticionit, pas përjashtimit të skuadrave ruse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore