Shqipëria

Basha takim me kryesuesen e OSBE-së, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia


Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, u takua sot me kryesuesen në detyrë të OSBE, Clarisse Pasztory.

Në këtë takim u diskutua për situatën në vend, reformën zgjedhore dhe drejtësinë.

Kryetari i PD, shprehu shqetësimin për korrupsionin e përhapur ngado i cili  ndikon drejtpërdrejt në ekonominë e vendit dhe në emigrimin masiv të qytetarëve.

“Sot institucioni i vetëm që ka kompetenca për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të goditur korrupsionin është SPAK dhe sistemi i drejtësisë. Prandaj, Partia Demokratike është në krah të drejtësisë dhe SPAK në luftën kundër korrupsionit. Kushdo që ka abuzuar me paratë e shqiptarëve të shkojë para drejtësisë. Për këtë arsye, PD inkurajon dhe mbështet SPAK të hetojë nivelet më të larta të qeverisë”, tha kryedemokrati.

Sa i përket reformës zgjedhore, Basha i bëri të ditur qëndrimin e PD, qëndrime të cilat janë depozituar në Parlament. Kreu i Partisë Demokratike përmendi listat e hapura, të cilat do të mundësonin të zgjidhej deputet ai që merr më shumë vota, Shqipëria një zonë elektorale dhe barazi vote, votim dhe numërim elektronik dhe votën e Diasporës.

Detyra e politikës,  – tha Basha, “është tu japim mundësi qytetarëve të votojnë të lire dhe të vendosin të pa ndikuar për ata që duan t’i përfaqësojnë ne Parlament”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore