Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me thirrjen në SPAK të Ols Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama, të cilin Bardhi e ka akuzuar për çështjen e njohur si Xibraka, për lidhje me trafikantë të drogës.
“Të sillesh si budalla përpara derës së SPAK-u është një strategji e gabuar që nuk të shpëton nga e vërteta! Të thuash që ke përdorur makinën e trafikantëve të drogës, por trafikantët nuk i njeh, është një gënjeshtër banale”.
Kështu është përgjigjur Bardhi, pasi Rama ka reflektuar versionin e tij të së vërtetës, në daljen nga SPAK, gjatë një fjale të shkurtër për media.
Më tej, Bardhi ka thënë: Olsi Rama konfirmoi përpara derës së SPAK gjithçka kam denoncuar për të.
Në shtjellim, Bardhi ka vijuar po ashtu, duke përkufizuar se deklarimet publike të Ramës, janë e vërteta më e madhe e kësaj çështjeje:
“Një herë deklaroi se njeh njërin nga trafikantët, sot tha nuk njoh asnjërin. Një herë s’kam udhëtuar me narkomakinën, sot tha kam udhëtuar vetëm një herë”.
“Por, sot vëllai i vogël i Edi Ramës gënjeu sërish publikisht kur tha se e ka përdorur vetëm njëherë narkomakinën AA 653 DM. Të dhënat zyrtare të sistemit TIMS dokumentojnë të kundërtën, se ai ka përdorur të paktën 7 herë narkoautomjetin AA 653 DM për daljet e tij jashtë vendit gjatë periudhës kur ndërtohej laboratori i drogës në Xibrakë”, theksoi më tej Bardhi.
Po ashtu, ai tha se gënjeshtrat dhe alibitë, nuk janë as mjet mbrojtës dhe as zgjidhje.
“Gënjeshtra e ditës dhe alibitë nuk janë as mjet mbrojtës dhe as zgjidhje. E vërteta ndodhet në procedimin penal 335/1-2016 që u tentua të varrosej nga prokuroria, por që sot mban numrin 88-2024! Inkurajoj SPAK t’i shkojë me guxim deri në fund të vërtetës, duke na provuar se në Shqipëri nuk ka persona të paprekshëm!”, përmbylli.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti: Anija e romaneve të Kadaresë do të lundrojë pafundësisht, për aq sa bota do të ketë lexues dhe shqipja shqiptarë
-
Konjufca: Kadare do të mbetet mbrojtësi më i madh i identitetit evropian të shqiptarëve
-
Osmani: Kadareja ishte simbol i lirisë për të gjithë – trashëgimia e tij do të mbetet përjetësisht në zemrat tona
-
Skandali te Onkologjiku/ Rama: Është krim kundër njerëzimit, Koçiu prezanton masat